Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur konferencë për media dhe është pyetur nëse ka një strategji për të afruar ata njerëz që thotë se kanë humbur rrugën për të zgjedhur të ardhmen e PD.
Basha thotë se PD është pranë shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare të cilës thotë se i taKon Shqipëria dhe pasuritë e saj.
Pyetje: Ju bëtë një ftesë për ata që i quajtët njerëz që kanë humbur rrugën? A keni një strategji se si të afroni këta njerëz për të zgjedhur të ardhmen e PD?
Basha: Nga njëra anë kemi një grusht njerëzish me privilegje e pasuri, në emër të tyre apo të tjerëve të lidhur me grupe të organizuara, me oligarkë që zotërojnë sot të gjithë instrumentet e pushtetit politik, ekonomik, financiar dhe mediatik në Shqipëri. Në anën tjetër kemi shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare ku siç e thashë, një në 2 familje shqiptare nuk paguan dot më shumë se një vakt në ditë. 4 në 10 familje nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre, 9 nga 10 familje i harxhojnë të gjitha të ardhurat për nevojat bazë.
PD është rreshtuar dhe ndodhet në ballë të kësaj shumice të cilës i takon Shqipëria dhe pasuritë e saj. Ndërsa kjo pakicë nuk mund ta mbajë peng Shqipërinë e ekonominë.
Top Channel