Pas takimit me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin tha se të dy vendet do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake vitin e ardhshëm.
Manovrat masive, sipas tij, ishin propozim i Lukashenkos dhe ka të ngjarë të ndodhin në muajt shkurt ose mars, ndërsa detajet do të finalizohen më vonë.
Dy vendet zhvilluan manovra të ngjashme në muajin shtator, në të cilat u përfshinë gati 200 mijë trupa e qindra automjete dhe pajisje ushtarake.
Stërvitja shkaktoi shqetësim në Ukraine e vende të tjera europiane sepse u zhvillua shumë pranë kufijve të BE-së.
Asokohe, Putin iu përgjigj kritikave duke thënë se lëvizje të tilla nuk i drejtoheshin ndonjë fuqie të huaj të veçantë dhe se ushtria ishte e justifikuar për t’i kryer ato për shkak të rritjes së aktivitetit të anëtarëve të NATO-s si SHBA-të në afërsi te kufirit rus me Ukrainën. Stërvitjet iu shtuan muajsh të tërë tensione të krijuar nga grumbullimi i dhjetëra mijëra trupa ruse.
Mbledhja e trupave në kufi ka vazhduar, duke nxitur frikën në mbarë botën se Putini po planifikonte të pushtonte Ukrainën në vitin 2022.
Top Channel