Reforma e kontestuar nis përleshjen masive mes deputetëve të parlamentit (Video-foto)

30/12/2021 16:52

Skena dhune e kaosi vinin dje nga parlamenti jordan në kryeqytetin Amman, ku deputetët lëshonin grushte ndaj njëri-tjetrit gjatë transmetimit direkt të debatit për një amendament kushtetues.

Në pamjet e publikuara gjerësisht shihen disa deputetë që përleshen me tërbim teksa të tjerë përpiqen t’i ndajnë.

Konflikti nisi gjatë debatit për shtimin e një emri arab femër si qytetar jordan, në kapitullin për barazinë e të drejtave.

Por debati shpejt mori zjarr dhe disa deputetë akuzonin se ndryshimi është “i panevojshëm” dhe i stimuluar nga faktorë të huaj.

Në pamjet e shpërndara nga rrjeti vendas Al-Mamlaka, shihen deputetët jordanë që tentojnë të godasin me grushte njëri-tjetrin, disa të tjerë duke tentuar të shuajnë gjakrat dhe një tjetër që godet nga prapa një prej të konfliktuarve.

Lufta fizike nisi fillimisht mes deputetit Suleiman Abu Yahya dhe kryetarit të parlamentit Abdul Karim Dughmi.

Abu Yahya kishte vënë në dyshim aftësinë e Dughmi për të drejtuar debatin, komente pas të cilave kryetari i kërkoi të dilte nga salla.

Deputeti Khalil Atiyeh, i cili dëshmoi skenat, tha: “Fillimisht kishte përplasje të rënda verbale dhe më pas disa deputetë nisën të luftonin me grushte. Sjellja është e papranueshme dhe dëmton reputacionin e vendit”.

FOTO GALERI
1/3
Skena dhune e kaosi vinin dje nga parlamenti jordan në kryeqytetin Amman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA