Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar gënjeshtra spektakolare lajmet e publikuara se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka blerë një makinë luksoze.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama deklaroi se kjo është një gënjeshtër fund e krye, sikurse shumë e shumë lajme të tjera, me të cilat disa media ushqejnë qytetarët shqiptarë me informacione të pavërteta.

“Dita për mua prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë së ka blerë një makinë luksi. Akuza merr dhenë. Gjithë dynjaja fillon shan, ndërkohë që makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar aty. Akuzohem unë se harxhoj 730 mijë euro në vit për avion. Akuza merr dhenë, fillojnë sharjet.

Gënjeshtër fund e krye. Pa bravë fare. Këto janë lajmet me të cilat po ushqehen qytetarët shqiptarë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA