Kryeministri Edi Rama komentoi në konferencën e fundvitit edhe situatën në PD.
Për paralajmërimin e ish kryeministrit Berisha për të marrë selinë, ai tha se u bë si legjendë Kreshnikësh që do përballen në filan datë.
“Nuk kam lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe Halilit jo me temën e kullës së PD se u bë si legjendë Kreshnikësh që do përballen në filan datë. Është një marrëzi e madhe një realitet qesharak. Është edhe pak si ajo shprehja që ca të kërkosh do gjesh.
I shkoi jeta duke kërcënuar për të marrë kryeministrinë, tani janë në luftë për të marrë PD. Keqardhje e madhe por edhe shumë qesharake. Dhe probabilitetet e marrjeve dhe dorëzimeve të asaj kalaje janë shumë më të larta se këtu s’kanë ca bëjnë. Pregatituni për estradë” -u shpreh Rama.
Top Channel