Pas Kavajës, Laçit dhe Bubqit ishte radha e banorëve të Fushë Krujës ti gëzoheshin marrjes së çelësave të shtëpive të reja ketë fundviti.
Kryeministri Edi Rama that se Programi i Rindërtimit ka treguar se ne nuk i ndajnë shqiptarët majtas e djathtas.
Rama: Këto janë ato momente që të bëjnë të bësh hallall të gjitha mundimet, por edhe të gjitha ato që je i detyruar të mbash në kurriz kur ke nderin të bësh këtë detyrë, gjithë atë baltë, llafe, thashetheme që të shoqërojnë çdo ditë dhe nuk kanë munguar, përkundrazi, edhe në këtë proces”.
Kryeministri Rama theksoi de çdo shtëpi është dhënë falas, gjë që e bën unik Programin e Rindërtimit në Shqipëri.
Rama: Ne ja kemi dalë, t’i qëndrojmë pranë afro 50 mijë familjeve. Janë familje që kanë pasur nevojë nis nga një mbështetje minimale për një riparim të thjesht, por që për buxhetin e shtetit shqiptar nuk është edhe aq minimale, deri te familjet që marrin shtëpi të reja falas, pa paguar asnjë qindarkë, me titull pronësie njësoj si ata që i blejnë apartamentet e tyre në Tiranë.
Top Channel