18/11 22:44
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një postim në Twitter, thotë se për t’i bërë ballë varianteve të reja të covid, duhet që të rriten normat e vaksinimit.
Teks kujton dozat përforcuese të vaksinave, Von der Layen i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Këtë vit, miliona evropianë janë vaksinuar kundër COVID-19. Sot, më shumë se 78% e të gjithë të rriturve në BE janë të vaksinuar. Por për t’u marrë me variantet, duhet të rrisim më tej normat e vaksinimit. Ne kemi disa doza për vaksinat dhe doza përforcuese. Pra, le ta bëjmë atë”, shkruan Ursula von der Leyen.
Top Channel