Në pamje shihen momentet kur një punonjës i guximshëm i dyqanit të akulloreve godet me forcë një grabitës të armatosur që kërkonte paratë e xhiros, para se me ndihmën e të tjerëve ta mundnin e ta rrëzonin përdhe.
Tentativa dramatike e grabitjes u regjistrua në zonën Santa Rita të qytetit brazilian Brusque të dielën më 26 dhjetor.
Rrjeti vendas G1, shkruante se i dyshuari i armatosur me thikë kërkonte të grabiste paratë e kasës.
Por punonjësit e guximshëm u përleshën me të dhe e mbajtën të neutralizuar deri në ardhjen e policisë.
Një zëdhënës i policisë tha: “Më pas ne u detyruam të përmbanin njerëzit pasi donin ta linçonin të dyshuarin, ai ishte i plagosur para se të vinte policisë”.
Kreu i policisë Egidio Ferrari tha se punonjësit nuk ishin lënduar në incident, dhe shtoi se ata nuk do të hetohen pasi ishin në pozita vetëmbrojtjeje.
Në pamjet e kamerave të sigurisë i dyshuari shihet me kokore motori në kokë, duke kërcënuar me thikë kasierin.
Por një nga kolegët e tij ngadalë i afrohet nga prapa dhe e sulmon me karrike.
Fillimisht punonjësi përleshet me të para se të tjerë kolegë të vijnë për ta ndihmuar.
Drejtuesit thanë se ishte tentativa e parë e grabitjes që prej hapjes së dyqanit katër vjet më parë.
I dyshuari mori ndihmën mjekësore të dielën dhe më pas doli nga spitali për t’u dërguar në paraburgim.
Hetimet vijojnë.
Top Channel