Mësuesja që ‘përndiqte’ nxënësit online për t’i tërhequr në klubin LGBTQ, refuzon akuzat (fotot)

30/12/2021 18:46
Lori Caldeira

Një mësuese e shkollës së mesme në Kaliforni ka pranuar se “përndiqte” aktivitetin online të nxënësve për t’i identifikuar si kandidatë për klubin e saj LGBTQ por refuzon akuzat për abuzim dhe promovim agresiv të orientimeve të devijuara të fëmijëve.

Stafi i shkollës së mesme Buena Vista sinjalizuan për qasjen e rekrutimit që punonjësja arsimore Lori Caldeira bënte ndaj nxënësve në një konference edukimi LGBTQ në tetor.

Pjesëmarrësit regjistruan komentet e saj dhe ia dërguan një gazetareje që më vonë shkroi për çështjen.

Tashmë klubi LGBTQ i shkollës është pezulluar dhe mësuesit e tij janë lënë pushim për kohën e hetimeve.

Caldeira thoshte në konferencë: “Kur ne kryenim mësimin virtual i pyesnim  nxënësit se çfarë shikojnë në internet kur nuk jane duke mesuar. Një prej tyre u pa se kishte kërkuar faqen e ‘Dita e Shikueshmërisë Trans’, dhe ne e ftojmë atë në grupin LGBT menjëherë sapo të kthehet në shkollë”.

Një nga mësuesit sinjalizues tha për të përditshmen ‘San Francisco Chronicle’ tha se kolegët nuk survejojnë aktivitetin e fëmijëve me anë të aplikacioneve gjurmuese si GoGuardian.

Ky program është përdorur gjerësisht në SHBA gjatë fillimit të mësimit online, dhe u lejon mësuesve të kontrollojnë kërkimet e nxënësve, me qëllimin e supozuar të “shmangjes së kërkimeve të gabuara”.

Në një tjetër prej komenteve Caldeira kishte thënë: “E shoh që ky qenka i skalitur me flamurin e ylberit, kjo është e qartë”.

Prindër dhe mësues thanë për mediat se fëmijët janë tashmë nën ndikimin e fortë të rrjeteve sociale dhe nuk kanë nevojë çështje të tjera në vend të rritjes së fëmijëve.

Një prind i zonës tha këtë muaj se emri i të bijës kishte ndryshuar  pa miratimin e saj dhe se shkolla kishte thirrur shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve pasi nëna kishte kundërshtuar.

“Ju më hiqni aftësinë për të qenë prind për fëmijën tim dhe merrni ndihmën e institucioneve”, akuzonte në konferencë prindi Jessica Konen.

Më pas ankesat ndaj Konen ishin tërhequr.

Tashmë Caldeira dhe kolegia e saj Baraki thanë se kanë frikë të dalin nga shtëpia pas vërshimit të urrjetjes dhe kërcënimeve që kanë marrë.

FOTO GALERI
1/3
Stafi i shkollës së mesme Buena Vista sinjalizuan për qasjen e rekrutimit që punonjësja arsimore bënte ndaj nxënësve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA