Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur sot konferencën për mediat, të fundit për 2021.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ëndrra e Ramës për të parë një PD të “damkosur me non grata” mori një goditje me 9 Shator dhe u bë pluhur dhe hi në Kuvendin e 18 Dhjetorit.
I pyetur nga gazetarët a do të ketë negociata me Berishën për të bashkuar demokratët, Basha u shpreh:
“Ëndrra e Edi Ramës për ta dankosur PD me non gratën amerikane mori fund më 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të jenë të bashkuar, zgjodhën të ardhmen, e zgjodhën në emër të partisë tonë dhe me vetëdijen se kurrkush post nesh nuk posedon forcën dhe potencialet njerzore për të ecur përpara. Vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë por një detyrim për këdo për të ecur përpara dhe për të lënë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas, është një i lajmi keq për Ramën dhe trekëndëshin e Bermundës”.
Top Channel