Një gazetare është bërë dje frymëzim i mediave pasi u bë personi i parë që lexonte edicionin kryesor të lajmeve me tatuazhin tradicional të fytyrës të kulturës Māori.
Oriini Kaipara prezantoi edicionin e lajmeve të orës 18.00 të rrjetit Newshub në Zelandën e Re, duke zëvendësuar prezantuesit e zakonshëm Sam Hayes e Mike McRoberts. Ajo pritet tashme te ruaje postin.
Pas interesit të mediave, Kaipara shpjegonte se ka bërë tatuazhin në vitin 2017 pasi një testim i ADN i tregoi se ishte “100 përqind Māori”.
Tatuazhi tradicional i popullatës aborigjene të Zelandës Re quhet ‘moko kauae’ – dhe është ngjyrim i shenjte i pjesës së poshtme të mjekrës për gratë Māori.
Mbështetësit i bënin komplimente prezantueses për shprehjen e rëndësisë së ruajtjes së kulturës “me anë të këtyre mënyrave diverse, njerëzore dhe të mrekullueshme”.
Duke folur për rrjetin Stuff, ajo tha: “Është shumë emocionuese. Nuk është se kam mbetur pa fjalë por mbështetja më emocionon. Jam krenare për prezantrimin e lajmeve të orës 6.00 deri tani”.
“Është gjithashtu një ngritje e re për ne si Māori, por gjithashtu për njerëzit me ngjyrë dhe minoritete të tjera. Nuk ka rëndësi nëse ke një tatuazh ‘moko kauae’ apo jo”.
“Unë e kuptoj që jam e para që e bëj këtë në një edicion të orarit ‘prime-time’. E kisha menduar gjithmonë, është si të thyesh një tavan të qelqtë”.
37-vjeçarja mori vëmendje të ngjashme dhe kur prezantoi me tatuazhin e saj një transmetim në rrjetin TVNZ në vitin 2019.
“Kemi një grup të mirë këtu në Newshub, nuk ndjej presionin që kam pasur kur nisa fillimisht gazetarinë, por kjo vjen duke hedhur hapat e vështirë”.
Top Channel