Front i ri lufte për SHBA-në: Irani gati ushtrinë-kërcënon të hapë “portat e ferrit”

30/12/2021 13:47

Edhe pse bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë tregojnë shenja premtuese, krerët  ushtarakë iranianë po përdorin një retorikë agresive për të penguar sulmet e SHBA-në dhe aleatëve të saj ndaj infrastrukturës nukleare të vendit.

Raundi i tetë i bisedimeve të ripërtëritjes së atij që njihet si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) nisi këtë javë në Austri. Raundi i shtatë përfundoi me zhgënjimin e SHBA-së dhe Europës dhe paralajmërimet se dritarja për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike, joushtarake ndaj kapaciteteve bërthamore në rritje të Iranit, po mbyllej.

Mes raporteve se SHBA-ja ka diskutuar mundësinë e sulmeve ushtarake ndaj Iranit dhe mes kërcënimeve të vazhdueshme izraelite për të bërë të njëjtën gjë, zyrtarët e lartë ushtarakë iranianë lëshuan paralajmerime të qarta sipas të cilave veprimi i armikut mund të nxisë një konflikt të përgjakshëm dhe të kushtueshëm rajonal.

Gjeneralmajor Gholam Ali Rashid, komandanti i shtabit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Khatam al-Anbia, u tha gazetarëve se stërvitjet e fundit dhe ato të ardhshme të këtij grupi,  duhet të shërbejnë si paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë të sulmojnë Iranin.

Ne duam që armiku të mos testojë vullnetin dhe fuqinë tonë sepse nuk do të jetë në gjendje të përballojë kostot e një konfrontimi masiv dhe të gjithanshëm,” u shpreh komandanti, i cituar nga agjensia e lajmeve Fars.

Armiku, bën mirë ta besojë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA