Frikë nga robotët: Ndihmësi dixhital i Amazon këshillon fëmijën të fusë monedhën në prizë

30/12/2021 14:53

Ndihmësit virtualë mund të vendosin për njerëzit alarmin e orës, të vënë  muzikë, të kontrollojnë pajisjet inteligjente të shtëpisë e t’u përgjigjen komandave zanore.

Që nga e diela, ato kanë dëshmuar edhe aftësinë e tyre për të sfiduar fëmijët në lojëra vdekjeprurëse.

Alexa, asistentja virtuale e Amazon, këshilloi së fundi një vajzë 10-vjeçare që të një qindarkë në prizë. “Vajza ime 10 vjecare sapo i kërkoi Alexsës një sfidë, që ta kishte si klojë dhe ajo iu përgjigj nga altoparlanti inteligjent Echo: “E thjeshtë, vendos një karikues në prizë, hiqi kabllon dhe fut aty një monedhë të vogël”, shkroi e alarmuar një përdoruese e Twitterit, Kristin Livdahl.

Sfida filloi të qarkullonte në TikTok rreth një vit më pare, por ajo shpesh rezultoi me goditjen e personit nga rryma e energjisë elektrike, me zjarre dhe lëndime serioze. Postimi i Livdahl shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale, e u pasqyrua në të gjitha mediat e mëdha botërore.

Mendo t’ia lesh prindërimin në dorë inteligjencës artificiale”, ishte një prej komenteve në rrjet.

Amazon tha se me të kuptuar gabimin, e rregulluan shumë shpejt dhe shtoi se do të vazhdojnë avansimin me sistemet e tyre për të parandaluar përgjigje të ngjashme në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA