Francë/ Nga e premtja maskat të obligueshme në ambient të hapur, gjoba 135 euro

30/12/2021 03:13

Maskat duhet të mbahen sërish në rrugët e Parisit që nga e premtja për shkak të variantit omicron, i cili shkaktoi një shpërthim të infeksionit COVID-19 në Francë, njoftoi sot Departamenti i policisë së kryeqytetit francez.

Personat mbi 11-vjeç duhet të mbajnë maska, përveç atyre në automjete, çiklistët dhe personave të përfshirë në sport, thuhet në deklaratë.

Maskat do të jenë të detyrueshme në vendet e hapura për publikun në Paris, përveç pyjeve Boulogne dhe Vincennes dhe në aeroportet e Paris-Charles de Gaulle, Bourget dhe Paris-Orly. Hyrja në terminalet e këtyre aeroporteve nuk do të jetë e mundur për personat që shoqërojnë pasagjerët.

“Kontrollet janë intensifikuar që nga e premtja”, saktësoi prefektura. Shkelësit përballen me gjobë prej 135 eurosh. Gjithashtu u njoftua se lokalet do të mbyllen pas orës 02:00 dhe vallëzimi ishte i ndaluar në të gjitha ambientet e hapura për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA