“Elon Musk po pushton hapësirën”, miliarderi i përgjigjet akuzave

30/12/2021 13:34
Elon Musk

Elon Musk është gjendur përballë akuzave se projekti i tij satelitor për shërbime të internetit, Starlink, po zë shumë vend në hapësirë.

Por pronari i kompanisë, SpaceX, i hedh poshtë të tilla pretendime me një arsyetim të thejshtë sipas tij: atje lart ka vend për të gjithë.

“Dhjetëra miliarda” satelitë mund të vendosen në orbita pranë Tokës, i tha ai të përditshmes Financial Times.

Më herët, Josef Aschbacher, kreu i Agjencisë Europiane të Hapësirës, u ankua se Musk është duke “imponuar rregullat” për industrinë komerciale në kozmos.

Këtë javë Kina dha alarmin, duke thënë se stacioni saj hapësinor shmangu për shumë pak përplasjen me satelitët e Starlink. Kjo logjikë nuk e bind Musk.

“Po çdo me thënë kjo, hapësira është jashtëzakonisht e madhe dhe satelitët janë shumë të vegjël”, u shpreh ai, ndërsa hodhi poshtë edhe sugjerimet se projekti i vet po i pengon  konkurrentëve hyrjen në industrinë satelitore.

Nuk jemi aspak në situatën që të bllokojmë të tjerët. Nuk kemi bllokuar askënd, as nuk e pretendojmë një gjë të tillë. Mijëra satelitë nuk janë asgjë. Janë si të thuash, disa mijëra makina në Tokë”, argumentoi miliarderi.

SpaceX ka lansuar rreth 1,900 satelitë në Hapësirë, në kuadër të projektit Starlink dhe planifikon të nisë  mijëra tjerë në të ardhmen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA