Një aksident është shënuar rreth orës 16:00 në Munellë të Pukës.
Forcat blu bëjnë me dije janë njoftuar nga Alfred Lela e ka qenë duke eksploruar në malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë. Lela ka mbetur i dëmtuar ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me shërbimet e urgjencës. Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.
Top Channel