Biden “dorëzohet” para Putinit: Sot telefonata, presidenti rus shton kërkesat

30/12/2021 14:29

Pritej të ndodhte më vonë, por duket se presidenti amerikan Joe Biden është dorëzuar përpara këmbënguljes së Vladimir Putin për të zhvilluar një bisedë telefonike, e cila në fund u vendos të mbahet sot. Putini ka shtuar kërkesat për garancitë e sigurisë në Europën Lindore.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi “një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

Bisedimet vijnë në mesin e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, që kanë arritur në rreth 100,000 dhe kanë shkaktuar frikë se Moska po përgatitet të ndërhyjë në Ukrainë. Sekretari i Shtetit Antony Blinken bised oi të mërkurën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Blinken “përsëriti mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë shkallëzimit ushtarak të Rusisë në kufijtë e Ukrainës”.

Price shtoi se të dy diskutuan përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore dhe angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë.

Putin tha në fillim të kësaj jave se do të shqyrtonte një sërë opsionesh nëse Perëndimi nuk arrin të përmbushë kërkesën e tij për garanci sigurie që përjashtojnë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA