Arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Ahtisari në gjendje të rëndë nga Covid

30/12/2021 15:02

Ish-presidenti i Finlandës, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe shpeshherë i përshkruar si arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari është shtruar në spital pasi është sëmurë me Covid për të dytën herë.

Ish-ndërmjetësuesi ndërkombëtar i konflikteve, 84-vjeçari Ahtisaari u infektua, për herë të parë me koronavirus në mars të 2020-s.

Fondacioni i tij njotoi hospitalizimin e tij, por thotë se gjendja për momentin duket e stabilizuar.

Ahtisaari ishte i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, mbi planin e të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.

President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe pikërisht në vitin 2008 për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.

Nga jeta publike dhe politike u tërhoq në shtator pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alzajmerit.

Dokumenti i hartuar prej tij, i njohur dhe si pakoja Ahtisari, ishte ai që hodhi në vija të përgjithshme konturet e shtetit të Kosovës.

Ky plan ishte rezultati i përpjekjeve të gjata të Kosovës për të mbërritur deri në një zgjidhje të statusit të saj përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA