Shoferi i një autoambulance në qytetin e Shkodrës është arrestuar këtë të enjte nga policia pasi aksidentoi mjetin nën efektin e alkoolit.
Në njoftimin e policisë thuhet se 45-vjeçari humbi kontrollin dhe për pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
“P. M., 45 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, citohet nga njoftimi i policisë.
Mësohet se gjatë kryerjes së alkooltesit, drejtuesi i autoambulancës rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Top Channel