7400 bizneseve edhe 6 muaj afat/ Shtyhet koha kur bizneset duhet të blejnë vetë energjinë elektrike

30/12/2021 14:40

Pas kundërshtisë së shoqatave të biznesit për të dalë në treg të lirë për blerje energjie nga janari 2022, ministria e Energjisë ka vendosur të mbrojë edhe këtë fashë, duke shtyrë me 6 muaj afatin e procesit për rreth 7 400 biznese.

Edhe pse pranoi se kjo masë nuk ndihmon liberalizimin e tregut një proces i zvarritur me vite, ministrja Belinda Balluku tha se ky vendim vjen si mbrojtje ndaj konsumatorëve.

 “Nga rritja e çmimit të naftës e gazit ka dhe një abuzim nga prodhuesit, të nesërmen reflektohet rritja e çmimit të kafes, bukës, naftës dhe kjo është e padrejtë. Të kërcënosh shtetin se do mbyll linjat e prodhimit e vuan konsumatorët, shqetësimi ynë është konsumatori që ndikohet nga çdo lloj ndryshimi . Kemi marrë një vendim për të thënë të drejtën që shkon në limitet e sakrificës që të mbrojmë edhe tensionin e mesëm. Me një afat të caktuar për tu ulur në këtë tryezë dhe për të diskutuar në fillim të qershori. Në rast se ulja e çmimit konsolidohet në muajin qershor nëse do jetë e mundur që ju të dilni në treg të lirë”.

OSHEE kishte parashikuar nisjen e fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë në fillim të vitit të ardhshëm ku gati 7400 biznese të lidhura me tensionin e mesëm do ta siguronin energjinë me çmimet e tregut, diçka që nuk u mirëprit prej tyre duke paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të produkteve në tregun vendas.

Me tarifat aktuale, bizneset e kësaj fashe pra ato të lidhura me tensionin e mesëm 20 kilovolt paguajnë një kilovat/orë energji për 11 lekë, ndërsa konsumatorët familjarë 9.5 lekë/kwh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA