Po afron nata e ndërrimit të viteve, një ngjarje që shërben më shumë se kurrë, për t’u bërë të gjithë bashkë në familje, veçanërisht pas gati 2 viteve të pandemisë.

Ka nga ata që festojnë të vetmuar. Por përgjithësisht me gjithë emigrimin e vazhdueshëm, shqiptarët i gjejnë mënyrën për të qenë bashkë.

“Vetëm do ta festojmë, unë e bashkëshorti, se fëmijët i kemi jashtë.
Ca i harrojnë prindërit, ca mundohen për të qenë tok.
Plot me fëmijë e nipër e mbesa do festojmë. Kështu e bëjmë çdo vit.
Djali do vijë, ndërsa goca në Zvicër nuk më vjen.
Pandemia bëri që të themi shyqyr që kemi Skype”, shprehet qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA