15/11 14:58
Përdorimi i maskës bëhet sërish i detyrueshëm në rrugët e Parisit nga e premtja. Kjo për të përballuar “cunamin” e variantit Omicron, i cili ka shkaktuar një shpërthim në Francë.
Lajmin e bëri të ditur drejtoria e policisë së kryeqytetit francez, ku theksonte se maska duhet të mbahet nga të gjithë personat mbi 11 vjeç. Përjashtohen ata në makina, çiklistët dhe ata që merren me sport.
Franca njoftoi sot 208,099 raste të reja me Covid-19 ishin shënuar në 24 orët e fundit, një numër që është një rekord i ri kombëtar. Pati edhe 184 vdekje, ndërsa numri i pacientëve në repartin e terapisë intensive u rrit me 53 në 3469.
96,291 persona kanë vdekur në spitale që nga fillimi i pandemisë.
Top Channel