Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por në krahasim me ditën e djeshme reshjet do të jenë në intensitet më të ulët. Nuk mungojnë as me mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 11°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA