Vëllai i vogël i Diego Maradona vdes nga ataku kardiak, 13 muaj pas shuarjes së legjendës së futbollit (fotot)

28/12/2021 15:29

Hugo Maradona, vëllai i vogël i legjendës argjentinase të futbollit Diego, ka vdekur sot nga një atak kardiak në moshën 52 vjeçare.

Hugo pësoi atakun fatal në shtëpinë e tij në Napoli, në qytetin ku Diego arriti majën e karrierës së tij në futboll dhe ku Hugo ka luajtur kur ishte i ri.

13 muaj më parë një arrest kardiak vrau dhe Diego – heroin e kupës së botës së Argjentinës në nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare.

Hugo ishte më herët në ceremoninë e dhënies së emrit të Maradonës në stadiumin e Napolit një muaj më parë.

Ai lë pas gruan e tij Paola Morra me të cilën u martua në 2016, dhe tre fëmijët.

Ai ishte më i riu i vëllezërve Maradona – dy të tjerët ishin Diego e Raul – dhe gjithashtu amator futbolli që ka luajtur për Napoli kur ishte 18 vjeç në 1987.

Por ndryshe nga vëllai i tij që konsiderohet i shenjtë në qytet, Hugo më vonë u dërgua në skuadra të tjera në huazim,.

Më pas ai ka punuar si trajner i të rinjve në akademi të ndryshme futbolli.

Josi Della Ragione, kryebashkiake e Bacoli ku jetonte Hugo, i bënte homazh atij pas vdekjes.

‘Bacoli i bashkohet dhimbjes së familjes Maradona, tashmë për vdekjen e të dashurit Hugo. Përqafoj gruan e tij Paola,’ tha ajo.

FOTO GALERI
1/3
Hugo pësoi atakun fatal në shtëpinë e tij në Napoli, në qytetin ku Diego arriti majën e karrierës së tij në futboll dhe ku Hugo ka luajtur kur ishte i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA