Tragjike! Shtëpia u përfshi nga flakët, 3-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh
28/12/2021 09:15
Tre-vjeçari i cili mori plagë të rënda nga zjarri që përfshiu shtëpinë dy ditë më parë në Ferizaj ka humbur jetën.
Fëmija që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk arriti të përballojë lëndimet dhe mbylli sytë përgjithmonë dy ditë pas zjarrit.
Një shtëpi u përfshi nga flakët pasditen e së shtunës në Ferizaj, ndërsa fëmija 3 vjeç ishte aty brenda në një dhomë.
Top Channel