Rezidentët në Kinë ‘duke vdekur urie’ prej izolimit brutal të Covid që i ndalon të dalin nga shtëpia (fotot)

28/12/2021 17:05

Banorët nën rregulla rigoroze karantine në një prej qyteteve më të mëdha në Kinë, po përballen me krizë urie pasi ndalohen të dalin jashtë për të blerë ushqim, shkruan tabloidi britanik “TheSun”.

Autoritetet në qytetin Xian njoftuan dje 13 milionë banorët se mund të dalin nga shtëpia vetëm kur të thirren për testet masive të Covid ose për emergjenca mjekësore, shton e përditshmja britanike.

Para ashpërsimit të fundit të masave, vetëm një anëtar i familjes lejohej të dilte një herë në dy ditë për të blerë ushqim, sipas medias së sipërpërmendur.

Zhvillimi absurd vjen megjithëse shumë studime raportojnë se varianti i ri Omicron është një formë mjaft e butë e sëmundjes, madje disa thonë se mund të veprojë si një vaksinë natyrale që mund të sjellë fundin e pandemisë.

Rezidentët e Xian raportohet se po përdorin rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë duke thënë se “po vdesin urie” dhe po kërkojnë ndihmë nga fqinjët e tyre.

“Jam duke vdekur urie,” shkruante një person në rrjetin social kinez Weibo.

“Nuk ka ushqim dhe nuk më lejojnë të dal nga ndërtesa. Po më mbarohen konservat .. më ndihmoni”.

Masat e rënda nisën në Xian të enjten që shkoi kur autoritetet thanë se hetimet kishin treguar se “një person kishte dalë nga karantina dhe ka përhapur virusin”.

Kritikët thonë se disa qeveri po përdorin kufizimet e pandemisë për të normalizuar shtypjen dhe kontrollin total ndaj qytetarëve.

Xian ka raportuar këtë muaj një shifër prej 810 rastesh Covid, që është përhapja më e madhe në Kinë pas valës së parë të pandemisë, shkruan TheSun.

Dje automjetet nuk lejohej të udhëtonin në qytet, përveç atyre që “punojnë për kontrollimin e virusit”.

Ata që kapeshin në shkelje të rregullave përballen me 10 ditë burg dhe me gjobë 500 juan ($70).

Virologu i Universitetit të Hong Kong, Dongyan Jin tha se fushata e dezinfektimeve masive të sipërfaqeve publike është e panevojshme  pasi nuk ka rrezik infektimi me Covid-19 nga sipërfaqet apo nga ajri, kur të gjithë njerëzit janë të mbyllur.

FOTO GALERI
1/4
Banorët nën rregulla rigoroze karantine në një prej qyteteve më të mëdha në Kinë, po përballen me krizë urie pasi ndalohen të dalin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA