Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryebashkiakja, Eriselda Sefa inspektoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Stadiumit “Roza Haxhiu” në Lushnje.
Në fjalën e tij Balla ka falenderuar Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe Presidentin, Armando Duka për mbështetjen për investimin në stadiumin e Lushnjes.
“Kemi arritur të ndërtojmë një efikasitet mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Lushnjes dhe produkti i këtij bashkëpunimi është kjo fazë e parë e një investimi të domosdoshëm në ambjentet sportive të Lushnjes. Cilësia e fushës nuk përkon me traditën disa vjeçare të Lushnjes si një ekip elitë i futbollit shqiptar, prej ku kanë dalë talente te mëdha të futbollit që luajnë dhe sot edhe për kombëtaren. Bashkë me Eriseldën kemi zhvilluar disa takime me z. Duka, të cilin dua ta falenderoj për disponibilitetin dhe tashme kemi zyrtarizimin për fillimin brenda një kohe të shkurtër të rikonstruksionit të stadiumit që mban emrin e një ikone siç është Roza Haxhiu.
Kjo është faza e parë e investimit tek fusha që ka impakt direkt edhe për ekipin e parë si dhe investimi që lidhet me ambientet përreth fushës”, deklaroi Balla.
Top Channel