Lajm i mirë për besimtarët katolikë, në zonën e njohur si “Lapidari” do ndërtohet Kisha kushtuar shenjtores Nënë Tereza

28/12/2021 17:12

Në darkën e shtruar mbrëmë për krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, por edhe trupin diplomatik në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha edhe një lajm të shkëlqyer për besimtaret katolikë.

“Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike. Më në fund, toka tek Lapidari, ish-repart ushtarak që i përkiste kohës ku të gjithë mobilizoheshin, armatoseshin kundër armiqve që nuk mbërritën kurrë, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë dedikuar shenjtores Nënë Tereza.

Është një kërkesë e shumë besimtarëve, e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA