Burgosen trafikantët brutalë të emigrantëve drejt Anglisë pas postimit të videove të trafikut në ‘TikTok’ (fotot)

28/12/2021 17:41

Tre trafikantë qeniesh njerëzore janë kapur në Francë pasi kishin postuar në rrjetet sociale video të rrezikimit të jetës së emigrantëve duke kaluar ngushticën drejt Anglisë.

Siriani Mohammed Fiate, 22 vjeç, dhe dy irakenë kurdë 25-vjeçarë, Sharam Shorsh e Ali Hardin, u burgosën dje për rolin e tyre në trafikun mizor të emigrantëve që arrinte në shuma përfitimi prej $1.5 milionë.

Ata kishin ndihmuar në kalimin ilegal drejt Anglisë të 545 njerëzve për një periudhë pesë-javore kësaj vere, sipas dokumenteve gjyqësore të raportuara nga mediat vendase.

Deri në 83 njerëz ngjeshesheshin në gomonet e pasigurta, në atë që prokurorët quanin neglizhencë totale të trafikantëve për jetën njerëzore.

Dënimi i tyre vjen pak ditë pas tragjedisë me 27 emigrantë të vdekur nga mbytja e barkës së tyre në brigjet franceze, të cilat i shtohen qindra jetëve të tjera të humbura në tentativat tragjike të kalimit të ngushticës në dy dekadat e fundit.

Të dyshuarit u arrestuan së bashku në makinën e tyre kur u ndaluan për një kontroll rutinë në qytetin port të Calais dy muaj më parë, teksa në mjetin e tyre u gjetën jelekë shpëtimit dhe mjete pluskuese.

Hetime të mëtejshme zbuluan blloqe shënimi me emrat e 151 emigrantëve si dhe celularë me informacione të trafikut.

Ndërkohë video të njerëzve që niseshin me gomone u zbuluan në rrjetin TikTok raportonte e përditshmja franceze La Voix Du Nord.

Në doikumentet e gjyqit të raportuara nga britanikja Daily Mail, prokurorja Adeline Depardon thoashte: “Ajo që bie në sy është neglizhenca totale për jetën e njerëzve, trajtimi i njerëzve si një mjet biznesi”.

“Në asnjë moment ju nuk keni menduar për emigrantët që kanë vdekur në det, por vetëm për veten tuaj”.

Treshja kërkonte nga €2,000 deri në €3,000 për çdo pasagjer, por shumcia e parave nuk ishin rekuperuar pasi ato i kaloheshin kriminelëve më të mëdhenj.

Të tre të ndaluarit mohojnë akuzat duke thënë se luajnë vetëm role të vogla, nën presion nga një krye-trafikant i njohur me pseudonimin Souca.

Shorsh pretendonte se ishte mekanik dhe i ishte kërkuar të riparonte motorët e gomoneve për €1,500. Ai shtonte se “kishte babanë sëmurë” dhe se i vinte keq për veprimet e tij.

Fiate pretendonte se ishte urdhëruar të transportonte emigrantët me kërcënime se do t’i përdhunonin gruan, por burimet thanë për Daily Mail se sjellja e tij i ngjante asaj te një trafikanti të rangut të lartë.

Fiate u burgos për katër vjet, Shorsh u dënua me dy vjet burg, ndërsa Haldin një vit burg.

FOTO GALERI
1/3
Fiate pretendonte se ishte urdhëruar të transportonte emigrantët me kërcënime se do t’i përdhunonin gruan, por sjellja e tij i ngjante asaj te një trafikanti të rangut të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA