Një 50-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej së dielës.
Dyshohet se shtetasi mund të jetë mbytur në ujërat e Drini, pasi banorët e kanë parë për herë të fundit buzë lumit, duke peshkuar.
Ata thonë se e kanë parë në Fushë Çidhën, në zonën e quajtur “Kepi i Dikës”.
Policia njoftoi një natë më parë se dërgoi ekipin e shpëtimit në vonë, por kërkimet u ndërprenë për shkak të errësirës: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit”.
Por, sipas banorëve të zonës, grupi i kërkimit nuk ka polumbar, madje as dhe elektrik dore. Familjarët kërkojnë mobilizimin e specialistëve, me mjetet e duhura për të gjetur shtetasin e zhdukur që prej orës 17:00 të së dielës.
Top Channel