Jo vetëm covid, por dhe viroza/ Elbasan, çdo ditë 80-90 fëmijë në pediatri
27/12/2021 15:09
80-90 femijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore në pediatrinë e Elbasanit për shkak të virozave të stinës
. Më të prekura janë moshat deri në 8 vjeç të cilët paraqiten me temperaturë të lartë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Por nuk kanë munguar edhe rastet e femijëve të prekur nga covid. Mjekët keshillojnë prindërit të mos neglizhojnë konsultën me specialistin.
Tashmë që fëmijët shkëputen nga ambientet e shkollës për pushimet e dimrit pritet që intensiteti i virozave të ulet edhe pse një fluks tjetër parashikohet në muajin shkurt.
Top Channel