Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 11, në Durrës. Policia njofton se një makinë ka aksidentuar një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja.

I mituri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës, një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA