Doktoreshë Ceno: Në Gjermani janë ndaluar grumbullimet, në restorante vetëm të vaksinuarit

27/12/2021 22:33

Doktoreshë Marsela Celi në një lidhje skype për emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar nga Gjermania se ky vend ka forcuar edhe mę tej masat për të ndaluar shpërthimin e Omicron në këtë fundviti.

Ajo shtoi se tashmë në restorante lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar.

Masat filluan që para Krishtlindjes, por duket se për vig të ri masst do të jenë edhe më të forta. Në Gjermani nuk lejohen festimet e vitit të ri në sheshe të mëdha. Të vaksinuarit do lekohen që të festojnë në ambiente të tjera, por edhe në shtëpi me 10 persona që janë të vaksinuar ose të shëruar. Grumbullimi i njerëzve është i ndaluar. Restorantet në natën e ndërrimit të viteve janë të lejuar të frekuentohen vetëm nga persona që janë të vaksinuar ose shëruar”, tha doktoreshë Ceno.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA