Ç’po ndodh në Holandë dhe Itali? Flet përfaqësuesja e EMA dhe doktor Troci

27/12/2021 22:53

Përfaqësuesja e EMA, Ornela Ademi dhe doktor Albert Troci kanë treguar në studion e emisionit “Open” në Top Channel se si paraqitet situata në vendet ku ata jetojnë, përkatësisht në Holandë dhe Itali.

“Nga fillimi i dhjetorit në asarandë janë mbyllur të gjitha bizneset joesenciale, vetëm bizneset ushqimore dhe farmacitë janë të vetmet të hapura në Holandë. Gjithashtu nuk lejohet shoqërimi i më shumë se dy personave jashtë ambientit familjar dhe këta të dy duhet që të jenë të vaksinuar dhe në çdo ambient duhet mbajtur maska. Mund të themi se Holanda është në një lockdown total për momentin sepse rasti i infektimeve në Holandë arriti në 30 mijë në ditë”, tha Ademi.

Ndërsa doktor Albert Troci për situatën në Itali tha: “ditët e fundit edhe në Itali ka pasur një rritje të rasteve dhe mes tyre ka edhe raste me  Omicron. Fatmirësisht nuk kemi stres në sistemin shëndetësor, i kemi kaluar ato pikat kritike. Omicron është galopant nga ana e infektimeve, në mënyrë të tmerrshme. Ne e dimë që vaksina nuk të mbron nga infektimi por të mbron nga sëmundja e rëndë. Për të shkuar te familjarët ahumë persona kanë kryer tamponin edhe pse kanë qenë asimptomatikë dhe kanë parë që kanë qenë pozitivë. Kjo automatikisht që vaksina të mbron dhe duhet ta bëjmë sa më shpejtë nëse nuk e kemi bërë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA