Aksident i rëndë në Milot/ Vdes fëmija 3 vjeç dhe babai i tij, plagoset rëndë një tjetër person

27/12/2021 16:35

Një aksident ku janë përfshirë 2 makina ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Mësohet se janë përplasur kokë më kokë një mjet tip Opel me një mjet tip Benz. Për pasojë ky i fundit ka marrë flakë dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një fëmijë tre vjeç dhe babai i tij, Shkurt Prenga, të cilët ishin duke udhëtuar në mjetin tip Opel. Ndërkohë Fabiola Prenga, gruaja e viktimës Shkurt Prenga, ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë raportohet se gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tip Benz, i fundit ky që është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA