NCA agjencia kundër krimit të organizuar në Angli dy javë më parë nënshkroi një marrëveshje me Facebook, Instagram, You Tube, Tik Tok dhe Twitter, për mos të lejuar reklama që ofrojmë kalime të jashtëligjshme drejt një shtetit ishull.
Një investim i gazetarit Dan Warburton në gazetën Sunday Mirror ka zbuluar se në Tik Tok grupet kriminale shqiptare vijojmë reklamimin e trafikimit përmes kamionëve të shqiptarëve drejt Anglisë.
Top Channel duke iu referuar Sunday Mirror raporton se kjo gazetë, ka zbuluar të paktën 10 reklama të tilla nga ku çmimi trafikimit për një person nga Franca ose Belgjika shkon deri në 24.000 stërlina.
“Rruga e fundit këtë vit për të takuar mbretëreshën çuna. Kalim i sigurt 100% i sigurt” shkruhet në një prej reklamave të zbuluara nga gazetarët anglez.
Gazeta Sunday Mirror i dha Tik Tok të gjitha llogaritë e shqiptarëve që kishin vendosur reklama ku ofrohej kalim drejt Anglisë në kokën apo pjesën e pasme të kamionit.
Një zëdhënës i Tik Tok tha se :”Të tilla reklama nuk kanë vend në platformën tonë. Siguria është prioritet i joni. Ne investojmë në teknologji dhe burime njerëzore për të hequr të tilla reklamime”.
Top Channel