37 vetë gjetën vdekjen mes flakëve që përfshinë një traget në Bangladesh. Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Dhaka.
Pasagjerët e tmerruar ishin hedhur në ujë për t`i shpëtuar zjarrit, por jo të gjithë ia dolën të dilnin nga ai ferr.
“Kemi gjetur 37 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa u mbytën në lumë”, i tha AFP-së shefi i policisë lokale, Moinul Islam, i cili shtoi se rreth 100 persona me djegie të ndryshme në trup u dërguan në spital.
Zjarri sipas tij filloi në kabinën e motorit të tragetit.
Pavarësisht s3 në traget ishe e lejuar të ishin 310 persona, në momentin e tragjedisë aty ishin të paktën 500 njerëz.
Shumica prej tyre po ktheheshin në shtëpi nga kryeqyteti.
Në muajin gusht të këtij viti, 21 persona humbën jetën në këtë vend nga përplasja e një varke të mbushur me pasagjerë me një anije mallrash të ngarkuar me rërë.
Gjatë vitit të kaluar rreth 100 persona vdiqën si pasojë e aksidenteve të anijeve.
Top Channel