Lirimi nga burgu i protestuesve, Albana Vokshi: Protestat nuk ndalen! Institucionet të mos marrin porosi nga Rama

23/12/2021 11:41

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka dalë në një konferencë për mediat sapo Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestuesit që morën pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Vokshi tha se arrestimi ishte i paligjshëm dhe i kërkoi institucioneve që të mos marrin porosi nga Edi Rama. Ndër të tjera theksoi protestat nuk do të ndalen dhe së shpejti do të bëhet publik plani.

Albana Vokshi: Në një kohë kur kolegët tuaj merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protesta. Duam ti bëjmë me dije Ramës dhe kujtdo që harton këto plane antishqiptare, protestat nuk do të ndalen.

Arrestimi është i paligjshëm. Nuk janë vënë në dispozicion prova. Ne inkurajojmë institucionet që të mos marrin porosi nga Edi Rama.

Pyetje: Për protestat si do të vijoni?

Albana Vokshi: Komisioni për Rithemelimin është në mbledhje të përditshme dhe së shpejti do të bëjë publik planin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA