Këtë vjeshtë Elda u kthye për t’u ‘ndarë” përfundimisht me Shqipërinë.

Me dyshimin se ndoshta nuk iu ecën mbarë, ata e mbajtën shtëpinë në Tiranë ndërsa nisën një jetë të re, 3 vite më parë në Francë. Tashmë gjërat janë shtruar ndaj ata po e zbrazin strehëzën e tyre për ta dhënë me qira.

Më 2017-ën, familja e vogël prej 4 anëtarësh, Elda gazetare, Igli bashkëshorti IT dhe dy djem të mitur, bëri valixhet gati, si shumica e shqiptarëve, dhe u nis në kërkim të fatit jashtë Shqipërisë.

Një ndër gazetaret më me zë të medias së shkruar për 16 vite me radhe, Elda Spaho, rrëfen se arsyet e emigrimit të saj nuk janë aspak ekonomike, por lidhen me mënyrën se si trajtohen njerëzit e punës në vendin tonë.

“Nuk kanë qenë fare arsye ekonomike. Dhe unë nuk mendoj se shqiptarët e arsimuar dhe që kanë profesionet e tyre largohen për arsye ekonomike. Keni parasysh një njeri që nuk kishte ëndërruar dhe dëshiruar kurrë që të largohej nga vendi i vet, por mendoja që do të rrija e do t’i shërbeja Shqipërisë, do t’i isha e dobishme. Ika sepse mendoj se nuk kisha më hapsirë, nuk kisha më vend të bëja punën time dhe dhe ia kemi këtë borxh vetes” u shpreh Elda Spaho, gazetare.

Në përpjekje për të punuar me ndershmëri, i është dashur të përplaset herë pas herë më një mur të madh korrupsioni që zbeh të aftin. Si pasojë ajo është thyer.

“Kam konkurruar 6 herë në administratë publike, i kam fituar të 6-a herët konkurset në vend të parë dhe nuk më është dhënë kurrë vendi i punës. Më janë ofruar vende punë në administratën publike që nuk i kisha fituar me konkurs, më është kërkuar copë që të përdor njohje, influenca që kisha dhe kurrë nuk kam pranuar ta bëjë këtë gjë. Kam refuzuar” u shpreh Elda Spaho, gazetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA