Afishimi publik i pronave në Himarë dhe Palasë ka nisur këtë të hënë.

Bëhet fjalë për rreth 2000 prona në Himarë dhe rreth 1200 prona në Palasë. Kreu i kadastrës, Artan Lame ka prezantuar nga Himara nisjen e këtij procesi. Aktualisht ka përfunduar verifikimi i pronave në terren në Himarë qytet dhe Palasë. Afishimi publik i pronave u jep qytetarëve të drejtë që në një hapësirë kohore prej 45 ditësh kanë mundësi të verifikojnë pronat e tyre dhe të drejtohen për çdo paqartësi apo problematikë gjatë kësaj hapësire kohore 45 ditë të paraqesin edhe problemet që mund të kenë ndërsa më pas nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë.

Është një proces që ka filluar prej rreth një viti. Ka përfshirë drejtorinë e kadastrës në Vlorë dhe në Sarandë. Këtu janë të gjithë emrat e banorëve, që janë përfshirë në procesin e regjistrimit. Këto lista tashmë ia lemë në dispozicion bashkisë. Për ata që nuk banojnë këtu, emrat do të jenë në site-n e kadastrës dhe në ‘Facebook”. Për herë të parë, dhe kalaja e Himarës merr emra pronarësh“, shprehet Lame.

Nga Himarë kreu i kadastrës Artan Lame ka konfirmuar dhe nisur shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Lukovës ndërsa bëhet fjalë për 1.234 prona në zonën e Lukovës.

Kreu i bashkisë Himarë, Jorgo Goro e ka cilësuar një proces të rëndësishëm duke besuar tashmë se së shpejti në certifikatat e pronësisë edhe në Himarë e Palasë, por edhe zonat e tjera në bregdet.

Pasuritë në këto zona kryesisht në Himarë e Palasë janë të ndryshme, me prioritet turistik, por edhe toka bujqësore apo prona të tjera ndërsa në mars pritet shpërndarja e certifikatave të para të pronësisë për Himarën dhe Palasën.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA