Nën akuzë për drogë në Angli, në Shqipëri jep mësim në shkollën 9-vjecare! Dëshmia e Shaban T.

20/12/2021 13:22

Një qytetar ka denoncuar në “Shqipëri Live”, se një mësues, që jep mësim në një shkollë 9-vjeçare, ka qenë i dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në Angli.

Sipas tij, shtetasi i identifikuar si Shaban T. është person me precedent të mëparshëm penal.

Kam bërë një denoncim me shkresë në Ministrinë e Arsimit në nëntor dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje. Shabani ka qenë në Angli, është dënuar për lëndë narkotike, ka bërë dy vite burg. Në 2017 ka ardhur në Shqipëri dhe na i jep mësim fëmijëve. E ka pasur emrin Boni, identitet fallco. Në 2010 ka shkuar në Angli. Kam foto, ia kam treguar dhe Ministrisë së Arsimit”.

Ai thotë se është i sigurt dhe ka fakte, pavarësisht se nuk paraqet asnjë të tillë para gazetarëve.

Ndërkohë, për gazetarin e “Shqipëria Live” ka reaguar  vetë shtetasi Shaban T., që mohon të ketë qenë i dënuar nhë Angli.

Është e pavërtetë. Kam dokumentacion. Kam më shumë se një vit që punoj në këtë shkollë. Ai personi që ka bërë këtë padi, të mbajë përgjegjësi”.

Mësuesi tregon se ka emigruar drejt Anglisë, por në asnjë raste nuk është përfshirë në veprimtari penale.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA