Top Story/ ISUV refuzon kërkesën e Top Story-t, ekspertët: Nuk realizohen analizat e medikamenteve

16/12/2021 00:04

Bazuar në këto gjetje, ne iu drejtuam Institutit të Sigurisë ushqimore dhe Veterinarsisë me një kërkesë për të realizuar disa analiza konkrete për PMV të caktuara. Përgjigja që morëm ishte refuzuese. Në një tjetër shkresë, ISUV na informon se në 10 vitet e fundit, në Laboratorin e Kontrollit Veterinar janë analizuar 983 barna.

Ne kërkuam autorizim për të ndjekur nga afër të paktën një procedurë analize rutinë të principeve aktive, por sërish kërkesa nuk u pranua. Në një raport të KLSH që Top Story e disponon të plotë, nënvizohet një detaj tepër i rëndë për të cilin askush nuk ka folur dhe mbajtur përgjegjësi deri sot. Në vitet 2018-2019 laboratori për analizimin e Produkteve Mjekësore Bujqësore nuk ka funksionuar. Kjo, ngre dyshime të forta edhe për laboratorin e barnave veterinare.

“Ajo c’ka dua të theksoj është bërë trend pikërisht nga informacioni që unë kam, ne nuk kemi laborator të specifikuar për kontrollin e principit aktiv të një bari, pra një medikament që përdorim në mjekësi veterinare, bëhet fjalë për laborator të kushtueshëm. Sugjerimi im është të jetë një laborator vetëm human dhe veterinar ku principet aktive janë të njëjta, nuk kemi pse të kemi dy laboratore” u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

“Ne gjatë praktikës sonë veterinare hasim probleme, gjatë përdorimit të medikamenteve pasi në qarkullim gjenden shumë praparate që tjetër gjë thonë në etiketë dhe tjetër lëndë aktive kanë” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

“Në letra janë të shkruara mirë, por nuk ka kontroll, ne mbyllim sytë për të kaluar hapin e parë dhe përfitimin e parë, pa menduar për nesër. Për brezat që vijnë..” u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA