Fermeri ynë do të ndalet në farmaci të ndryshme ku do të kërkojë medikamente pa asnjë recetë dhe do të shohim se ajo që ofrohet masivisht janë barna të ndaluara. Këtu jemi në një prej farmacive më të mëdha në vend, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Fermeri kërkon medikamente për shpendët pa asnjë recetë. Kjo është shkelja e parë.
Fermeri-Kam nja 150 zogj kështu
Farmacistja-Çfarë zogjsh? Fushe?
Fermeri-Po fushe, më kanë një gërr-gërre. Sikur i ka ngerlur gjë në grykët.
Farmacistja-Unë kam alternative shumë të thjeshta, që e përgjithësoj, e them po s’të bëri punë kjo hajde merr këtë tjetrën. Por s’dua të bëjë këtë. Dua të jap atë që duhet që të mbarosh punë e mos të vish prapë. Ke 150 copë? Sa peshon një peshë e gjallë?
Fermeri -Hajde mo e ke parasysh, 500-600 gramë..
Tani, do të shohim se çfarë i ka sugjeruar farmacisti. Medikamenti u lëshua thjesht bazuar në sqarimin e fermerit mbi simptomat e shpendëve. Pra, shpendët nuk janë vizituar nga veterineri.
Fermeri- Jam afër këtu te Zogu Zi te një farmaci veterinere, erdha kërkova ilac për zogjtë, pa udhëzim nga mjeku. Ma dha këtë ilacin që kërkova.
Fermeri -Cfarë i kërkove ti? Unë i kërkova ilac për zogjtë, i thashë për një gërr gërre në grykë, ai më dha këtë ilac përdore më tha 7 ditë rresht.
Farmacistja-E di ti cfarë është? Unë se di fare ilaci…
Ne kryem verifikime për medikamentin në formë pluhuri që u servir pa asnjë etiketë, dhe sipas disa veterinerëve bëhet fjalë për dimetritazol. Në pamundësi për analiza, pasi hasëm në refuzimin e ISUV, i takon institucioneve të bëjnë verifikimet përkatëse.
Preparati në formë pluhuri, është forma e dytë e tregtimit të dimetritazolit në treg, pas asaj që ishte maskuar në një tjetër barnë. “Kur janë të pacertifikuara dihet nuk ke nevojë për studime që nuk duhen përdorur. Nga ana tjetër vetë KE ka eliminuar edhe antibiotikë të certifikuar, pas përdorimit disa vjecar pasi rrisn masën e prodhimit në sasi të papranueshme” Kristaq Sini, Profesor i Mikrobiologjisë.
Dimetritazoli është rreptësisht e ndaluar, e për pasojë nuk rezulton në listën e importeve të Doganës. Është e qartë se sasia e këtij medikamenti të rrezikshëm ka hyrë kontrabandë nga Kina. Ka të dhëna që në Shqipëri janë disa kompani që e fusin me tonelata duke e deklaruar si vitamin, njëjtë siç veprohet me topantivitin. Ne kërkuam informacion nga Dogana për kompanitë që sjellin vitamina nga Kina por u refuzua vënia në dispozicion e këtyre të dhënave.
Top Channel