Top Story/ Ekskluzive/ Zbulimi tronditës, barna e shitur si vitaminë rezulton me lëndë kancerogjene

16/12/2021 00:06

Kërkesa e Top Story ndaj ISUV për analizimin e disa mostrave bazohet në shqetësime alarmuese të veterinerëve nga terreni për produkte mjekësore që kanë lëndë aktive të ndryshme nga ajo që përmban etiketa. Një prej produkteve për të cilat kemi marrë disa denoncime është TOPANTIVIT i prodhuar nga kompani kineze. Barna përdoret masivisht tek gjelat e detit apo shpendët e pularive që furnizojnë tregun.

“Ky preparat që ju tregoni ka pas raste e probleme të shumta në treg pasi specialistët e rinj veterinarë mbështeten te etiketa që tregon përmbajtje vitaminike, dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha. Ky preparat ka tjetër lëndë aktive nga c’tregon etiketa” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner. “Një medikament kur paraqitet, paraqitet me lëndën bazë që mund të jenë vitamina dhe në pamje të parë skanë asnjë problem pasi janë suplemente, dhe në përmbajtje realisht s’kanë problem. Por si element shtesë mund të kenë element që përbëjnë rrezik, këtu bëhet ndarja e problemit”u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

Medikamenti TOPANTIVIT është në formë tablete të verdhë dhe ne e kemi gjetur lirisht nëpër farmaci në Tiranë, Durrës, Lushnje e më gjerë. Ky bar, është i pacertifikuar nga autoritetet tona dhe këtu qëndron shkelja e parë e rëndë. Pra, nuk duhet të ekzistonte në qarkullim. Një fermer, identitetin e të cilit nuk do ta zbulojmë për arsye sigurie, ka bashkëpunuar me Top Story duke realizuar blerje barnash në disa farmaci rastësore. Ne ndalemi fillimisht në një farmaci në zonën e Saukut, në Tiranë. Aty, bashkëpunëtori i emisionit kërkon barna për gjelat e detit. Ajo që i ofrohen janë pikërisht disa tableta TOPANTIVIT.

Fermeri -Ca ilace, kam nja 40 gjela deti. Do nga këto kokrrat? Po. Të jap unë nga këto kokrrat. Më bëj nja 40 kokrra. Po.
Tani, të shohim konkretisht medikamentet që fermeri bleu.
Fermeri-Tani sa vajta te një farmaci veterineri këtu në Tiranë, mora një ilac, strepto a ca i thonë. Kam marë dhe 40 kokrra për gjela deti. Pa recetë i more? Pa recetë, kam hyrë brenda.
Do të zhvendosemi disa kilometër, në Maminas, ku fermeri kërkon sërish kokrra për gjelat e detit. Ajo që i ofrohet, është e njëjta gjë si në farmacinë e parë.
Fermeri-Kam ca gjela deti, më duhen disa ilaçe.
Farmacisti-Çfarë ilaçesh?
Fermeri – Kokrra, vitamina…Sa gjela ke? 30 copë.
Farmacisti- 30 copë, të duhen kokrra? Vitamina…
Farmacisti -Nga një kokërr këto, ça peshe kanë ata? Janë 4-5 kile. Atëherë nga dy kokrra.

Nisur nga shqetësimet e veterinerëve, disa nga këto tableta të blera në farmacitë që treguam por edhe në Durrës, Lushnje e më gjerë, ne i kemi dërguar në Itali për analizimin e lëndës aktive. Analizat u realizuan në laboratorin “ION SOURCE & BIOTECHNOLOGIES SRL” me vendodhje në Milano.
Mostra është dërguar në datë 11 nëntor dhe përgjigja ka dalë në 19 nëntor të vitit 2021. Zbulimi nga analiza është tronditës duke përligjur shqetësimet e shprehura nga veterinerët për Top Story.

Në lëndën aktive rezulton përmbajtje e dimetritazolit dhe furazolidonit. Të dyja këto lëndë janë të ndaluara rreptësisht pasi është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene. Ky dokument i Bashkimit Evropian mban datën 27 Korrik i vitit 1995 dhe njofton ndalimin e përdorimit të dimetritazolit. Arsyeja siç nënvizohet aty është përmbajtja kancerogjene që transmetohet nga produktet te njeriu. Pra, një medikament i ndaluar prej 26 vitesh tregtohet lirisht në Shqipëri i maskuar nën një tjetër emër.

“Dimetritazoli është preparat i ndaluar që nga viti 1995 por cuditërisht gjenden në sasira të konsiderushme për të mos thënë me tonelata për konsum. Është produkt i larguar nga tregu për vetitë kancerogjene, kjo shkakton dëme te konsumatori”u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA