‘Nuk jam bir politik, jam bir i lirisë’/ Basha: Lufta kundër korrupsionit interes kombëtar

16/12/2021 23:57

Kreu i PD Lulzim Basha tha në Open se lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar dhe është armiku i mirëqenies së shqiptareve,

Basha: E vërteta është, në politikë flet përmes akteve. Dhe një nga vendimet e mia dhe veprimet e mia ka qenë hapja dhe demokratizimi i Partisë Demokratike. Atë që thotë në stadium Sali Berisha, unë e kam bërë fakt në Kuvendin Kombëtar të prillit të 2018-ës. Në prillin e 2018-ës, ne kemi marrë një sërë masash demokratizuese në bashkëpunim me partitë më moderne Europiane. Pra, në akte, në fjalor, në qëndrimet e mia, nuk ka asgjë të përbashkët midis meje dhe Berishës. Pra, unë jam bir politik. Unë jam bir politik i lirisë, bir politik i demokracisë, bir politik i mentalitetit perëndimor. Në qoftë se quan preferencë t’i dalësh përballë Edi Ramës pasi kanë humbur tre kandidat njëri pas tjetrit, unë e quaj mision. Bile shumë veta në atë moment, ishte një mision i vështirë dhe i pamundur. Në qoftë se e quan prferencë, kur PD erdhi me dy deputet dhe PS me 8 deputetë dhe unë solla 7, nga 2 në 7.
Që Sali Berisha kishte nuhatje dallonte. Një njeri i cili mbi interesat e veta personale, mbi interesat e demokratëve, kjo është diçka tjetër.

Enkelejd Abilekaj: Ideja është që ju e keni zgjedhur gjithmonë Sali Berishën si njeriun tuaj, dualizmin. Dualizmin që keni juve është pikërisht për këtë, se zoti Berisha dhe ju keni qenë gjithmonë në këto 8 vite bashkë në marrjen e vendimeve ose ju e keni njoftuar Berishën të parin për marrjen e vendimeve. Përshembull po të marrim paralelizmin Edi Rama, Edi Rama erdhi në 2005-ën në krye të Partisë Socialiste, si kundërshtarë i Fatos Nanos, me një rezolut biles që ia rrëzoi Fatos Nanos, por si kundërshtar, Dhe në ato vota që mori në Kongresin e PS-së, ai kishte gjithë legjitimitetin për ta larguar Fatos Nanon nga partia. Nëse juve edhe në votat e 13 qershorit, nuk thatë asnjë fjalë për Sali Berishën, megjithëse kishe standardin non grata që e vutë në mars. Dhe megjithëse në 19 maj deri në 13 qershor, kishit mundësinë ta konfirmonit këtë standard dhe t’u thoshe atyre që do u votonin, që ky standardi i non gratës, është standardi i përjashtimit nga politika. Pra, Sali Berisha me këtë standard nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sepse në do të respektojmë këtë standard. Dhe duke respektuar këtë, duke deklaruar përpara, vota e 13 qershorit do t’u jepte juve të drejtën për të marrë vendimin që morët si kryetar në shtator.

Lulzim Basha: Unë mbajta një qëndrim, të njëjtën ditë që u shpall vendimi i Departamentit të Shtetit. Dhe qëndrimi ishte, kërkova transparencë, sepse kjo ishte, na erdhi si një shok. Pas masakrës zgjdhore të 25 prillit, papritur, dhe këtë e kam shprehur edhe përfaqësuesve, se nuk janë gjëra që thyhet etiketa diplomatike, por kam qenë më dëshmitarë në atë takim. Përfaqësuesi amerikan që erdhi, erdhi Rikeri pas disa javësh e thash: Ke një varmihës të demokracisë, ke një regjim që shkon drejt autoritarizmit në të gjitha aspektet e veta, që nga liria e medias, kapja e institucioneve, paralizimi i drejtësisë dhe së fundmi edhe asgjësimi i votës së lirë. Sepse më 25 prill është vrarë demokracia. Jo thjesht janë manipuluar zgjedhjet. Dhe në këtë moment, në vend që të gjendemi në krahun e vlerave tona, na godisni ndërkohë që ne jemi në pikën tonë më të vështirë dhe shpjegimi i dhënë ka qenë fare i qartë. Ky ka qenë një vendim i cili do të shpallej dhe ne kemi marrë një vendim politik mos ta shpallnim para zgjedhjeve, pikërisht për të mos ju prishur ju punë. Ky është një vendim i cili vjen tek tavolina e Sekretarit të Shtetit pasi mbi të punojnë një sërë agjencish Inter Agency dhe ky vendim është vonuar me kërkesë, më lejo ta mbaroj pak, me kërkesë, a do më lejoni ta mbaroj tani se ka interes publik, se po i flasim dhe publikut, është vonuar me kërkesë që të mos shikohej si vendosje dore në peshoren e zgjedhjeve, ky ishte shpjegimi që u dha dhe unë i kam qëndruar kërkesës për transparencë. Pas kësaj, sigurisht që ka qenë një proces intensiv komunikimi edhe me palën amerikane, edhe me zotin Berisha. Nga pala amerikane është bërë gjithmonë e më e qartë se nuk bëhet fjalë për një vendim politik, po për një finalizim të një vendimi të nisur prej kohësh nga agjencitë ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bazuar… ore i kemi këtu njerëzit që e kanë akuzuar për shumë gjëra…

A ishit ju i ndërgjegjshëm për barrën e 13 qershorit, si do e respektonit atë standard? Nuk ishit i ndërgjegjshëm? Pse?

Basha: Jo, nuk isha i ndërgjegjshëm sepse në atë moment nuk kisha vetëdijen që goditja që na erdhi, a ka mundësi ta mbaroj fjalinë, nuk kisha vetëdijen, e shikoja në atë moment, e shikoja këtë që na erdhi në kontekstin e masakrës së 25 prillit, nuk e shikoja ashtu siç e shikoj sot.

Nuk e kishit informacionin non grata që është i përjashtuar, dekriminalizimi?

Basha: Ai kërkoi transparencë, unë kërkova transparencë, dakord? Pas kësaj çfarë ndodhi? Ai tha unë do të hap një gjyq, ndërkohë që pala amerikane dha një ultimatum dhe tha kjo është një çështjë që prek një interes publik, një interes kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk na la Eni të futeshim në debat, që lufta e re, e ftohtë nuk është më midis komunizmit dhe botës së lirë. Lufta e re e ftohtë, autokracitë sot nuk i mban në këmbë më ideologjia, i mban në këmbë korrupsioni..

Basha: … i mban në këmbë korrupsioni, është pjesë e një strategjie botërore, sot ka pasur një tjetër të ambasadores amerikane, thotë janë 200 veta të shpallur non grata në botë. Ky është një instrument i vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar atë që quhet themel i autokracive të reja dhe unë po ju them që korrupsioni është armiku i mirëqenies së shqiptareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA