“Mashtruese, kush të ka paguar”/ Tensione para selisë së PD-së, Evi Kokalari përplaset me militanten demokrate

15/12/2021 15:44

Ishte menduar këtë të mërkurë nga Albana Vokshi si një mbledhje e zakonshme e Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së, por siç duket nuk ka rezultuar e tillë. Një incident u shënua jashtë selisë blu në praninë e gazetarëve mes një militanteje të Partisë Demokratike dhe Evi Kokalarit.

Në video dëgjohet një grua e cila i drejtohet Kokalarit duke i thënë se sa rrugë ka bërë nga Amerika për në Shqipëri dhe kush e ka paguar dhe sipas saj cilat janë arsyet që po mashtron.

“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”, u përgjigj Kokalari.

“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

Deputetja Albana Vokshi u shpreh gjatë momenteve të tensionit se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit.

Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”.

Më herët në prononcimin për mediat, anëtarja e komsionit të Rithemelimit, Evi Kokalari tha se në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë e PD, “u diskutuan tëra gjërat që do bëjmë dhe do vijojmë punën gjatë gjithë javës. Shumë nga ne do jenë në terren”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA