14/11 20:14
Drejtori i Cirkut Kombëtar Ilirjan Gjini është liruar nga detyra.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se, Gjini u emërua në këtë detyre dy vite më parë në 24 dhjetor të 2019.
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Top Channel