Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Ekspertë të shëndetësisë evidentojnë, se ka njerëz, që janë të prirur të besojnë më shumë teoritë konspiracioniste, për sa i përket vaksinimit kundër Covidit, sesa fjalën mjekut, që në botën e zhvilluar është “ligj”.
Shqipëria ka mbulesë vaksinave tek 40%, ndërsa Evropa Perëndimore dhe Amerika e kanë mbi 70%.
Është i vërtetë ky konstatim, por praktika ka treguar që trekëndëshi i koalicionit mjek-pacient-vaksina, ka shpëtuar njerëzimin. Teoritë konspiracioniste janë të shumta, pasi jetojmë në një sistem demokratik, që garanton të drejtën e shprehjes së mendimit.
Por fakti që janë përhapur kaq shumë tek ne, ndoshta tregon se ekspertet, teknicienët, profesionistët e shëndetit publik, nuk kanë bërë sa duhet për evidentimin e të mirave që sjell vaksinimi në luftën për jetën.
Por teoritë konspiracioniste në këndvështrimin tim, gjetën terren edhe për faktin që mjekësia, edhe në vendet më të zhvilluara, u tregua e lëkundur fillimisht, në kundërpërgjigjen që i dha Covid-19-tës.
Top Channel