Të mbash para të kursyera, në ditët e sotme je i humbur. Kursimet e qytetarëve sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kanë arritur nivele rekord, por ato janë duke u zhvlerësuar për shkak se normat e interesit janë më të ulëta se norma e inflacionit.
Inflacioni për muajin nëntor arriti në 3.1%, ndërsa interesat e depozitave nuk kalojnë 1%-in dhe në këto kushte çdo vit që kalon paratë e bllokuara humbasin vlerën.
Për profesorin Mateo Spaho ky është momenti që qeveria të çlirojë ekonominë. Qytetarët sipas tij kanë shumë pak alternativa ku t’i investojnë paratë, ndërsa shton se është shqetësues edhe fenomeni që bizneset nuk po i përdorin paratë për të investuar në ekonomi
Në Shqipëri, njerëzit mund t’i investojnë paratë e tyre kryesisht në bono apo obligacione thesari, të cilat normën më të lartë të kthimit e arrijnë deri në 3.5%. Në këto kushte shumica e qytetarëve si alternativë investimi shikojnë pasuritë e patundshme. Tregu i kapitaleve dhe bursat e aksioneve ende mungojnë në vendin tonë.
Top Channel