Banorët e Ferrasit në Fier kanë kërkuar ndihmë nga bizneset dhe qeveria pasi janë përmbytur.
Dalja nga shtrati i lumit Vjosa ka sjellë vështirësi për banorët të cilët janë mes baltës dhe të ftohtit.
Disa prej të moshuarve janë vetëm dhe të sëmurë, pasi fëmijët i kanë jashtë vendit.
Banori tha për mediat se mirë që doli dielli që të ngrohen, por nuk e di se çfarë do të bëjë natën.
“Unë bëj thirrje kush të më ndihmojë, kush e dëgjon, qeveria tek ajo mbështetemi, edhe bizneset të na ndihmojnë. Emergjencat kanë qenë, kur erdhi uji nuk futej këmbë robi. Shyqyr që doli dielli që të ngrohemi, por çfarë do të bëjmë natën. Fëmijët i kemi të larguar gjithsekush punon për vete, nuk di çfarë të bëj gruan e kam me problem shëndetësore”, sipas banorit.
“Çdo vit që vjen lumi ato shkatërrohen, nuk bëjnë më, kemi fjetur në makinë, gruas i shkoi diabeti 300”, tha banori me lot në sy.
Top Channel